Kupa e Botës në Ski në RTSH/ Lara Colturi, e 8-ta në slalom në Ore të Suedisë

Lara Colturi është renditur e 8-ta në slalom në Ore të Suedisë me kohën e përgjithshme 1‘45“44.
Në lëshimin e parë, skiatorja kuqezi arriti kohën 51.26 duke u pozicionuar në vendin e 6-të, ndërkohë që në lëshimin e dytë koha ishte 54.18, në vendin e 22-të.
Gara në Ore u fitua nga Mikaela Shiffrin, suksesi i saj i 109-të në Kupën e Botës, i 72-ti vetëm në slalom dhe një fitore e tetë në slalom brenda një sezoni, duke barazuar rekordin.
Shiffrin triumfoi me 94 të qindtat e sekondës ndaj gjermanes Emma Aicher, duke kombinuar kohët nga dy lëshimet në Ore, Suedi, vendi ku ajo fitoi për herë të parë në Kupën e Botës në dhjetor 2012.
Në vendin e tretë të podiumit u rendit Wendy Holdener.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




