Kupa e Botës për Klube 2025/ Futbolli amerikano-latin hedh poshtë të gjitha stereotipet, ende asnjë humbje   

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

Besim i përgjithësuar se futbolli në Amerikën Latine luhet më shumë me entuziazëm se me skema apo për rezultat ka rënë poshtë një herë e mirë falë asaj që kemi parë deri më tani në Kupën e Botës për Klibe 2025.

Statistikat tregojnë një realitet ndryshe pasi deri më tani asnjëra prej skuadrave që kanë ardhur nga ajo zonë e globit nuk ka pësuar humbje.

Palmeiras ishte e para që dha shembullin e mirë kur barazoi pa gola përballë Portos. Pak orë më vonë Botafogo mundi Sjatëllin 2-1. Boca Juniors barazoi me Benfica-n edhe pse arriti që të kryesonte me dy gola.

Ndeshje shumë e bukur ishte ajo mes Fluminense dhe Dortmundit, të cilat barazuan pa gola. Flamengo dhe River Plate bënë detyrën përballë rivaleve respektive ndërsa mbrëmjen e kaluar Monterrey siguroi një pikë edhe pse përballë kishte nënkampionen e Europës, Interin e Asllanit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme