Kupa e Botës për Klube: Palmeiras fiton derbin brazilian dhe shkon në çerekfinale

Palmeiras është skuadra e parë që kualifikohet për në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. E arriti këtë duke fituar derbin brazilian kundër Botafogos në kohën shtesë.
Në pjesën e parë, Palmeiras provoi me Vitor Roque, ndërsa Botafogo përgjigjet para pushimit me dy raste me Freitas dhe Rios. Në pjesën e dytë, tensioni rritet dhe mundësitë shtohen. Estevao i afrohet golit, por është portieri John ai që rezulton vendimtar, duke i mohuar golin Mauricios dhe duke e zvarritur ndeshjen përtej 90 minutave.
Në minutën e 100-të, vjen episodi që prish ekuilibrin, Paulinho gjen rrjetën për Palmeiras. Në finale, Botafogo mbetet me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit të Gomez, duke e bërë të kotë çdo përpjekje për një rikthim. Palmeiras kështu avancon në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes midis Benfica dhe Chelsea.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




