Kush janë rebelët sirianë që kanë pushtuar Damaskun

Rebelët që kanë përfshirë Sirinë udhëhiqen nga aleanca islamike Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, së bashku me një grup ombrellë të milicive siriane të mbështetur nga Turqia të quajtur Ushtria Kombëtare Siriane.
Të dyja kanë qenë të ngulitura në veri-perëndim. Ata nisën ofensivën shokuese më 27 nëntor me njerëz të armatosur që pushtuan Alepon, qytetin më të madh të Sirisë, dhe qytetin qendror të Hamës, i katërti më i madh.
Themeluesi i HTS-së, Abu Muhammad al-Jolani , dikur ishte pjesëmarrës në kryengritjen irakiane kundër SHBA-së si një anëtar i grupit që përfundimisht u bë Shteti Islamik.
Në mishërimin e tij të mëparshëm si Jabhat al-Nusra ose fronti Al-Nusra, HTS më vonë deklaroi besnikëri ndaj al-Kaidës. Ajo përfundimisht i prishi ato lidhje në vitin 2016 dhe u riemërua si Hay’at Tahrir al-Sham, ose Organizata për Çlirimin e Levantit.
Hayat Tahrir al-Sham janë grupimi rebel që përmbysën regjimin e Bashar al-Assad dhe morën pushtetin në Sirinë e shkatërruar nga shumë vite luftë civile.
Ata nisën ofensivën e papritur më 27 nëntor dhe pushtuan Aleppon, qytetin më të madh të Sirisë, dhe qytetin qendror të Hamës.
Hayat Tahrir al-Sham u krijua me një emër tjetër, Jabhat al-Nusra, në vitin 2011 si një degë e drejtpërdrejtë e al-Kaedës.
Udhëheqësi i grupit të vetëquajtur Shteti Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi, ishte gjithashtu i përfshirë në formimin e tij.
Themeluesi i HTS-së, Abu Muhammad al-Golani, dikur ishte pjesëmarrës në kryengritjen irakiane kundër SHBA-së, por përfundimisht i prishi lidhjet në vitin 2016 dhe grupimi u riemërua ashtu siç njihet sot,l Organizata për Çlirimin e Levantit.
HTS tani është fraksioni më i fuqishëm rebel në Siri, por përpjekja e tyre drejt legjitimitetit është njollosur nga akuzat për shkelje të të drejta e njeriut në zonat që kontrollon.
Ata thuhet se kanë ekzekutuar ata që akuzohen për lidhje me grupet rivale, për blasfemi dhe tradhti bashkëshortore.
Grupi i gjithashtu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe shumë vende të tjera në botë.
HTS dhe Ushtria Kombëtare Siriane kanë qenë aleatë herë pas here dhe rivalë, dhe qëllimet e tyre mund të ndryshojnë.
Mënyra se si do të zhvillohet e ardhmja e menjëhershme politike e Sirisë nuk do të varet vetëm nga synimet dhe aftësitë e organizatës, si dhe nga pretendimet dhe presionet konkurruese nga grupet e tjera, por edhe nga pjesa që fuqitë e jashtme të mëdha që kanë qenë të përfshira do të luajnë.
Irani dhe Rusia kanë mbështetur Bashar al-Assad, Turqia ka qenë krah grupeve rebele dhe Shtetet e Bashkuara kanë ende një prezencë ushtarake në lindjen e vendit të mbajtur ku janë kurdët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




