Kush përfitoi nga spektakli “Meta”? Mërtiri: Ka përfituar vetëm Ilir Meta

Politikë | 2 vite më parë

Pedagogu i njohur Ergys Mërtiri në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetareve Sonila Agostini, duke analizuar momentin e arrestimit të ish-Presidentit të Shqipwrisë, Ilir Meta, tha se politika nuk ka pasur qëllim që të arrestojë sepse nuk ka pasur asnjë interes për të bërë atë skenë.

Për mua tha ai, nuk ka rëndësi se si arrestohet por është e rëndësishme që u arrestua ish-Presidenti, ish-kryeministri dhe ish- Kryetari i Kuvendit për korrupsion.

“Ka një problem të madh që është ky problem sepse ka dy ditë që po diskutohet mënyra e arrestimit të z. Meta”.

Në këtë kuadër, Mërtiri vazhdoi më tej duke theksuar se, “unë mund të mendoj se politika e ka bërë këtë mënyrë arrestimi sepse çfarë interesi ka pasur ajo?. Veç të ushqej Ilir Metën me propagandë për të kundërshtuar dhe për delegjitimuar arrestimin e tij. Sepse i vetmi që ka përfituar nga ky spektakël është vetë Ilir Meta. Për shkak se po thotë tani që këta po përpiqen të arrestojnë mua dhe ata që duan të më shkatërrojnë imazhin. Pra meta po thotë që është arrestim politik”.

/ rtsh.al /

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme