Kuvend/Alibeaj: Pazarxhinjtë janë ata që kanë skelete në dollap prej 30 vitesh! Spaho: Je patericë e Ramës, s’më heq dot fjalën

Politikë | 4 vite më parë

Kuvendi ka rinisur sërish seancën pasi Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin bllokuan Foltoren e parlamentit, por këtë herë me përplasje e akuza të rënda mes deputetëve të Partisë Demokratike. Ndërsa deputetët e grupit të Berishës akuzojnë ata to të Alibejat se janë pazarxhinj dhe po bëjnë aleancë me Ramës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Alibejat, i cili tha se ai përfaqëson burra dhe gra dinjitoze që nuk kanë lidhje me “ skelete në dollapë që disa i mbajnë prej 30 vitesh”.

Deputeti Edmond Spaho hodhi akuza ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Enkelejd Alibeajt duke e quajtur patericë të Ramës.

“Unë kam kërkuar që të më jepni 10 minuta kohë për mocionin për integrimin dhe këtë të drejtë ma jep rregullorja. Pranuam të kthehemi në kushte normale që ne të flasim nga 10 minuta. Mua nuk më përfaqëson Enkelejd Alibeaj , që për mua ai është patericë e Edi Ramës. Rakordon qëndrimet që ne të mos flasim, nuk pranojë që vendimet  që merr Alibeja dhe Balla së bashku të jenë të detyrueshme për mua. Unë jam deputet i pavarur dhe dua të më jepni fjalën aq sa ma jep rregullorja”, tha Spaho.

Nga ana tjetër Alibeaj tha se ndaj grupit parlamentar të PD nuk mund të hidhen baltë dhe sharje, pasi shqiptarët e dinë se kush e bën opozitën e vërtetë dhe kush bën pazare të fëlliqura prej 30 vitesh.

“Opozita bëhet e ndjerë dhe nuk bëhet hipokrite. Është detyrim historik ndaj shqiptarëve dhe të ardhmes së këtij vendi dhe e kemi detyrë [për ta bërë sot dhe do e bëjnë në vazhdim, e di që dara e 30 vite do të vazhdojë dhe kjo është sakrifica që na kërkohet ne dhe ky është momenti historik që do marrim përsipër do dëgjojmë sharje, baltra, pazarxhinj. Pazarxhinj ne që një pjesë e jush këtu nuk votuat për inceneratorët, e sot e bëjnë si kauzën më të madhe? Për të gjithën këtë sakrificë ti dalësh përballë 30 viteve pazare të fëlliqura që mbajnë këtë vend në vendnumëro , pse jemi ende me ëndrrën e vrarë e duam Shqipërinë si Europa, kjo ndodh për atë që ndodh këtu. Jemi këtu ti bëjmë të ditur shqiptarë se si është e vërteta. Kush bën pazare ai që nuk voton kundër hapjes së dosjes së komunizmit, apo ai që voton kundër inceneratorëve? Ajo ndarja e madhe që po ndodh mes nesh të mos përcillet te njerëzit, por në fakt ata janë shumë të qartë se çfarë ndodh mes nesh. Tani ka dalë dhe duhet të kishte dalë shumë kohë më parë. Unë nuk përgjigjem me të njëjtën gjuhë, por të vërtetën duhet ta themi, këtë mocion e kam kërkuar unë. Përfaqësues i këtyre burrave dhe grave dinjitoze që nuk kanë asgjë që i lidh me 30 vitet e shkuara dhe nuk i kanë këmbët e lidhura dhe nuk kanë skelete në dollapë dhe e kam për nder për t’i përfaqësuar aq sa mundem. Nuk përfaqësojë askënd me të cilin nuk më lidh asgjë. Kjo është përgjigja ime sa herë që këtu të vij të bëhet zhurmë dhe lojën që bëni ju. Kjo ju intereson juve zhurmë, asgjë e hapur që të shkojë te njerëzit”, tha Alibeaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme