La emigrimin për Shqipërinë, Çeltahiri prodhon qindra ton shegë, eksporton në disa shtete të BE

Sociale | 2 vite më parë

Festim Çeltahiri e ka lidhur jetën mes Italisë dhe Shqipërisë. Përpara 3 vitesh, pas një konsulte me një mik në Itali, ai vendosi që të investonte në fshatin e lindjes, Luz i Vogël në Kavajë, në dhjetëra parcela me shegë, një iniciativë, që siç thotë, nuk ishte aspak e lehtë.

Festimi ndihmohet nga një mik i vjetër, Durimi, që merret me menaxhimin dhe prodhimin e kësaj kulture.

Pushteti vendor i qëndron pranë. Kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, i premtoi rehabilitimin e rrugës, aq i nevojshëm për biznesin e festimit.

Festimi bën thirrje që të tjerë të rinj që ndodhen në emigrim të investojnë në Shqipëri, në mënyrë që e ardhmja e bujqësisë shqiptare, por jo vetëm, të jetë më e mirë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme