Lajm i hidhur për Egnatian, Bakayoko do të mungojë për një kohë të gjatë

Futboll Vendi | 3 muaj më parë

Bakayoko do të mungojë për një kohë të gjatë, një lajm i hidhur për Egnatan. Klubi rrogozhinas ka njoftuar me një postim në rrjetet sociale se sulmuesi do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për rindërtimin e ligamentit të kryqëzuar (ACL reconstruction), ndërsa më pas do të nisë programin e rehabilitimit nën kujdesin e stafit mjekësor. Dëmtime të tilla kërkojnë një kohë të gjatë rikuperimi.

Njoftimi i klubit:

Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera, është konfirmuar se Bakayoko Soumalia ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë (ACL), si edhe dëmtim të pjesshëm të meniskut anësor.

Lojtari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për rindërtimin e ligamentit të kryqëzuar (ACL reconstruction), ndërsa më pas do të nisë programin e rehabilitimit nën kujdesin e stafit mjekësor.

I urojmë Bakayokos një operacion të suksesshëm dhe një rikuperim sa më të shpejtë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme