Laporta, për të ardhmen e Xavi: Do flasim në fund të sezonit

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, foli për TV3 për të ardhmen e Xavi-t: “Gjithçka është e hapur dhe mund të rishikohet. Ne do të merremi me të në fund të sezonit, ka kohë për të folur për të. Vitin e kaluar na bëri të lumtur duke fituar një kampionat historik. Përveç talentit që kanë, lojtarët gjithmonë japin gjithçka. Nëse gjërat shkojnë ashtu siç duam ne, do të jemi në gjysmëfinale të Champions League. Kampionati? Jemi ende në lojë”.
Një mesazh për tifozët – “Ne duhet të shkojmë dhe të brohorasim. Këta lojtarë meritojnë gjithçka. Ne besojmë në në aftësitë e tyre. Kemi të gjithë besimin tek ata dhe ata janë në rrugën e duhur për të shkruar historinë. Lojtarët e dinë këtë, janë të vetëdijshëm shumë të motivuar. Duhet të japin më të mirën, por ne kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer në Paris”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




