Leclerc triumfon në Monako: Ishte ëndrra ime

Formula 1 | 2 vite më parë

Charles Leclerc fiton GP të Monakos. Piloti Monegask më në fund triumfon në garën e tij në shtëpi dhe bën që të shpërthejë festa te Ferrarit. Leclerc përfundon përpara Piastrit dhe Sainz, i treti pas një problemi fillestar që rrezikoi t’i prishte garën.

Këto janë fjalët e para të Leclerc: “Nuk ka fjalë për ta shpjeguar, ishte një garë e vështirë dhe kjo e bën këtë fitore edhe më të bukur. Për mua do të thotë shumë, është gara që më bëri të ëndërroj të bëhem pilot i Formula 1. Pesëmbëdhjetë xhiro nga fundi, thjesht shpresoja se asgjë nuk do të ndodhte dhe mendoja për babain tim që dha gjithçka që unë të isha këtu: ishte ëndrra jonë që të fitoja këtu, fillimisht kishim shumë diferencë, por e dinim se ne duhej të bënim 78 xhiro me të njëjtat goma, por më duhet të falënderoj ekipin për punën e bërë në muajt e fundit. Duke parë kaq shumë tifozë ishte e veçantë e pabesueshme”

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme