Legjislatura IV e Parlamentit të Nxënësve merr drejtimin, Peleshi: Demokracia fillon që nga shkolla

Përmes një seance të veçantë në Kuvendin e Shqipërisë, u zgjodhën drejtuesit e rinj të Legjislaturës IV të Parlamentit të Nxënësve, duke shënuar një aktivitet simbolik dhe edukativ për të rinjtë.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përshëndeti seancën dhe theksoi rëndësinë e kulturës demokratike dhe pjesëmarrjes aktive qytetare që nga mosha e re.
Ky aktivitet u konsiderua një mundësi e shkëlqyer për nxënësit për të mësuar mbi proceset demokratike, rolin e Kuvendit dhe pjesëmarrjen aktive në vendimmarrje.
Drejtuesit e rinj të Parlamentit të Nxënësve do të kenë përgjegjësinë për të përfaqësuar kolegët e tyre dhe për të nxitur diskutime dhe iniciativa që lidhen me edukimin, të drejtat e nxënësve dhe zhvillimin e kulturës demokratike në shkolla.
“Me shumë kënaqësi e kemi ofruar sallën e Kuvendit të Shqipërisë sot, s’mund të kishte një aktivitet më të bukur dhe kuptimplotë se sa ky. Demokracia është mentalitet, është kulturë dhe si e tillë duhet kultivuar. Demokracia është respekt, shumicë apo pakicë qoftë, është edhe orë të gjata pune, por sistemi më i mirë që njohim dhe që është dashur shumë punë edhe sakrificë për ta arritur”, u shpreh Peleshi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




