Leipzig rrëmben kreun, bie Dortmundi

Gjermani | 2 vite më parë

Fitorja e katërt radhazi në kampionat për Leipzig-un, i cili mund 3-1 Freiburgun në ndeshjen e vlefshme për ditën e tetë të Bundesligës dhe ngjitet në 20 pikë, duke kryesuar i vetëm, në pritje të sfidës së nesërme të Bayern në fushën e Bochum.

Doan zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të duke kaluar miqtë në avantazh, por në pjesën e dytë vendasit u egërsuan dhe pasi barazuan rezultatin me Orbanin, morën tri pikët falë golave ​​të Geertruida dhe Openda.

Në ndeshjet e tjera të pasdites, Borussia Dortmund u mposht 2-1 në fushën e Augsburg. Malen shënoi për verdhezinjtë, ndërsa përmbysi gjithçka dopieta e Claude-Maurice.

Me të njëjtin rezultat, Shtutgarti, i freskët nga fitorja në Torino ndaj Juventusit, mundi Kielin dhe u ngjit në vendin e tetë. Asnjë gol në ndeshjen mes St.Paulit dhe Wolfsburgut.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme