Leksioni nga rezervat e Benfikës! Milani i tij nuk funksionon, Amorim tani rrezikon

Futboll Bota | 2 orë më parë

Goncalo Ramos një objekt misterioz, zgjedhjet fillestare nuk bindin, ndërsa Modric në stol mund të bëhet çështje te kuqezinjtë.

Po tani, pas eksperimenteve të dështuara me Fonseca-n dhe Conceicao-n, çfarë do të bëjnë pronarët e Milanit, – të fiksuar pas portugezëve – me Amorim? Mos ndoshta do të provojë në të ardhmen me Marco Silva? Trajneri i Benfikës i dha leksion patriotit të tij te Milani.

Amorim, në ndeshjen e parë europiane me Milanin, kuptoi pak. Një tjetër paraqitje zhgënjyese, skuadra nuk funksionon. Mbrojtja ka shumë vrima dhe sulmi nuk shënon. Benfika, me 9 titullarë jashtë formacionit, ishte padrone absolute e fushës. Pas golit të Lukebakio, portugezët ishin më afër golit të dytë se sa të barazoheshin.

Pastaj ndërrimet aspak efikase. Kaminski dyfishoi rezultatin me mbrojtjen e Milanit në superioritet numerik, duke mbyllur llogaritë.

Në asnjë nga 5 ndeshjet zyrtare mes kampionatit dhe kupës, Milani nuk ka shënuar në pjesën e parë. Goncalo Ramos, blerja më e shtrenjtë e historisë kuqezi, nuk u pa në fushë. Muaji i parë me Milanin, me 1 gol ndaj Venecias, nuk e justifikon investimin prej gati 75 milionësh. Sulmi u zgjua vetëm pas futjes në fushë të Saelemaekers e Pulisic.

Lajmi i mbrëmjes ishte qëndrimi gjithë kohën në stol i Luka Modric, i cili në Romë kishte luajtur vetëm një pjesë. Të dielën luhet Milan-Leçe, një ndeshje “banale” në dukej, por në fakt mund të jetë thelbësore për sezonin. Për mirë, ose për keq. Amorim tani rrezikon, tifozëve u ka sosur durimi, ndaj dhe vërshëllyen në fundin e ndeshjes me Benfikën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme