Lekuona surprizon në provat e lira

E premtja e provave të lira në Red Bull Ring ka patur si protagonist gomat e motorëve. Ashtu siç ndodhi edhe fudjavën e kaluar, në Çmimin e Madh të Stirias, edhe në Çmimin e Madh të Austrisë, pilotët e MotoGP janë përballur me kushtet atmosferike, që kanë sjellë breshër dhe shi në pistën e Spielberg. Por ai që ka dhënë kohën më të mirë në pistën e lagur, ka qenë Iker Lecuona me KTM e tij të skuadrës Tech3, duke arritur kohën më të mirë.
Një përfaqësim i mirë ky i pilotit spanjoll që le pas 3 sekonda e tre të dhjetat, Johann Zarco, të Pramac Ducati, i cili regjistroi një kohë fantastike në provat e lira të mëngjesit. Por edhe pilotët e tjerë, megjithë kohën me shi, kanë arritur të japin kohët e tyre, pasi asnjë nuk ka dashur të ndalet megjithë kushtet e vështira atmosferike.
Nga 3 deri në 8 sekonda ka qenë diferenca midis Locuonas dhe 10 pilotëve të tjerë. Aleix Espargarò, Marc Marquez, Rins, Miller, Alex Marquez, Pol Espargarò, Quartararo e Binder. Jashtë 10-shes kanë qenë Martìn, Nakagami e Bagnaia, që gjithsesi janë të sigurt për një vend në sesionin e dytë të provave zyrtare të së shtunës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




