Levandovski shpërthen kundër Bajernit: Barcelona, Barcelona…

E ardhmja e Robert Leëandoëskit mbetet e panjohur. Sulmuesi polak, të cilit i skadon kontrata me Bayern në qershor 2023, do të ishte gati të largohej nga klubi bavarez, i cili megjithatë, sipas raportimeve të Bild, ka kundërshtuar largimin e tij. Një fakt që e ka tërbuar ish-sulmuesin e Borussia Dortmundit, i cili është çmendur në dhomat e zhveshjes dhe do ta linte veten të shpërthente kundër klubit.
Pavarësisht se fliste në polonisht, dëshmitarët thonë se e dëgjuan të thoshte fjalën Barcelona më shumë se një herë. Me pak fjalë, një sinjal i qartë i gatishmërisë së lojtarit për t’u transferuar te klubi blaugrana dhe manifestimi i keqardhjes për vështirësitë në mbylljen e marrëveshjes për shkak të pozicionit të mbajtur nga Bayern Munich.
Ndërkohë Leëandoëski tashmë ka përshëndetur tifozët e tij në ndeshjen e fundit të Bundesligës, e dominuar edhe një herë nga klubi bavarez, ndaj Ëolfsburgut (2-2). Një lamtumirë që megjithatë mund të shtyhet për skadimin natyral të kontratës së tij, në fund të sezonit të ardhshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




