Leverkusen ndalet nga Werder, Schalke merr fitoren e parë

Bayer Leverkusen nuk arriti të përfitojë nga humbja e Bayern dhe në javën e pesëmbëdhjetë të Bundesligës, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi me Werder Bremen. Në fillim shënuan miqtë, duke kaluar në avantazh me Toprak (52 ‘), Schick (70’) arriti të vendosë barazpeshën për vendasit, që nuk mundën të bënin më shumë për të marrë tri pikët në këtë sfidë.
Dy gola me penallti nga ish-Milan André Silva i mjaftuar Eintracht Frankfurt për të marrë një fitore 2-0 në fushën e Mainz, barazim 2-2 mes Union Berlin dhe Ëolfsburg. Shpërthen Freiburg, 5-0 ndaj Këln, fitorja e parë në ligë për Schalke: 4-0 me Hoffenheim. Hoppe arriti të shënojë tre gola në këtë sfidë, ndërsa goli tjetër u shënua nga Harit.
BUNDESLIGA
Rezultatet:
Leverkusen 1 – 1 Werder Bremen
Freiburg 5 – 0 Köln
Union Berlin 2 – 2 Wolfsburg
Schalke 4 – 0 Hoffenheim
Mainz 0 – 2 Eintracht Frankfurt
Leipzig 1 – 3 Dortmund
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




