Leverkusen nis revolucionin me ten Hag, ja kush janë objektivët në merkato

Erik Ten Hag është i përzgjedhuri i Bajer Leverkusenit për të zënë vendin e lënë bosh pas largimit të Xabi Alonsos drejt Realit. Trajneri holandez ka lënë pas krahëve aventurën e dështuar në Angli ku drejtoi për disa muaj ekipin e Junajtit ku fitoi edhe dy trofe.
“Me afrimin e një profili si Erik Ten Hag kemi afruar një trajner fitues dhe me shumë eksperiencë. Ajaksi i tij dominoi futbollin holandez nga 2018 deri më 2022. Ai gjithashtu tregoi aftësitë e veta edhe si trajner i Junajtid”, tha Simon Rolfes përpara gazetarëve.
Drejtori sportiv i Leverkusenit ka nisur nga puna për të ndërtuar ekipin e të ardhmes. Largimi i Tah, Frimpong dhe ai i Virc nuk do të jenë të lehtë për tu kaluar nga Bajer Leverkusen. Sipas medieve gjermane ish-kampionët e Gjermanisë kanë nisur që të kërkojnë lojtarë si Joan Garsia, Malik Ço, Arnaud Kalimuendo dhe Pedro Gonçalves.
Portieri i Espanjoll është projektuar për të qenë numri një në portë. Ndërsa për të zëvendësuar Tah drejtuesit e Bajerit kanë hedhur shikimin nga Serie A, ku profili i mbrojtësit të Milanit duket mjaft interesant.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



