Leverkuseni barazon, Dortmundi bie

Gjermani | 2 vite më parë

Dy goditje në javën e gjashtë të Bundesligës: Leverkusen, në avantazh 2-0 pas 8′ falë Boniface dhe Hofmann, u ndal në një 2-2 nga Kiel. Pichler dhe Hincapie më pas iu afruan golit, por Hradecky shmangu një 3-2 të mundshëm për Kiel, i cili gjithsesi arriti t’i rezistojë sulmit përfundimtar të “Aspirinëve”. Dhe tani kampionët në fuqi rrezikojnë të shkojnë -5 nga vendi i parë nëse Bayern do të mundë Eintrachtin.

Nga ana tjetër, Dortmundi bie, duke humbur 2-1 përballë Union në Berlin: Vogt (26′) dhe Vertessen (45′) eliminojnë verdhezinjtë, për të cilët Ryerson (62′) nuk u mjafton.

Në ndeshjet e tjera, Wolfsburg dhe Freiburg mundën përkatësisht Bochum (3-1) dhe Werder Bremen (1-0).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme