Lezha në një tjetër Ditë Olimpike

Lezha tashmë e ka bërë traditë të përvitshme zhvillimin e Ditës Olimpike. Kështu ka ndodhur dhe sivjet, ndërsa ky aktivitet bashkoi sportistë të të gjitha moshave, të cilët u bënë pjesë e lojërave të ndryshme duke i dhënë qytetit verior një atmosferë festive.Përfaqësuesi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, inkurajoi të rinjtë për sa më shumë aktivitete fizike.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, theksoi se pushteti lokal do të jetë përkrah aktiviteteve sportive të lënë në harresë prej vitesh.
Dita Olimpike në Lezhë zgjati për disa orë, ndërsa larmia e aktiviteteve sportive tërhoqi vemendjen e shumë qytetareve, të cilët kishin mbushur sheshin “Gjergj Kastrioti”.



Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




