Libani dënon shpërthimet e biperave si një “agresion kriminal izraelit”

Qeveria libaneze ka fajësuar Izraelin për shpërthimet e biperave të martën, duke e cilësuar sulmin si “agresion kriminal izraelit”.
Kryeministri Najib Mikati tha në një takim të kabinetit të martën se sulmi përfaqëson “agresion kriminal izraelit, i cili përbën një shkelje serioze të sovranitetit libanez dhe një krim sipas të gjitha standardeve”.
Ziad Makary, ministri i informacionit, tha në një konferencë shtypi në Bejrut se qeveria libaneze ka kontaktuar Kombet e Bashkuara dhe vendet e interesuara “për t’i mbajtur ata përgjegjës për këtë krim të vazhdueshëm”.
Ushtria izraelite tha më herët të martën se nuk do të komentonte mbi incidentet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




