Libani: Nasrallah kishte rënë dakord për armëpushim me Izraelin

Pak ditë para se të vritej nga një Izraeli, ish kreu i grupit militant Hezbollah Hassan Nasrallah kishte rënë dakord për një armëpushim 21 ditor. Kjo u bë e ditur nga ministri i jashtëm libanez Abdallah Bou Habib gjatë një interviste për rrjetin amerikan të lajmeve CNN.
Presidenti amerikan Xho Bajden dhe homolgou i tij francez Emanuel Macron kishin propozuar një armëpushim të përkohshëm gjatë sesionti të 79-të Asamblesë së Përgjithshme të OKBs-ë që u mbajt javën e shkuar. “Libani ra dakord për armëpushim, por duhet të konsultoheshim me Hezbollaun. Kryeparlametar libanez Nabih Berri u konsultua me Hezbollahun dhe informuam amerikanët dhe frnacezët. Ata na thanë se edhe Netanjahu kishte rënë dakord për deklaratën e presidentëve Bajden dhe Macron”, u shpreh Habib, sipas të cilit këshilltari i lartë i shtëpisë së Bardhë Amos Hochstein do të udhëtonte drejt libanit për të negociuar armëpushimin. “Na thanë se Netanjahu kishte rënë dakrod dhe arritëm të merrnin edhe dakordësinë e Hezbollahut për këtë çështje”, theksoi ministri i jashtëm libanez. Situata ndërkohë ndryshoi pasi udhëhehqësi i Hezbollah Hasan Nasrallah u vra në datën 27 shtator nga një sulm ajror izraelit ndaj jugut të Bejrutit. Nasrallah ndërkohë do të përcillet të premten për në banesën e fundit.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




