Librat e verës, rritet numri i shitjeve, preferohet letërsi e huaj

Kulturë | 5 muaj më parë

Vera është stina kur lexohen më shumë libra, edhe sepse njerëzit pushojnë e kanë më shumë kohë të lirë. Po si kanë qenë shitjet e librave këtë verë dhe çfarë është preferuar më tepër? Librarët tregojnë se numri i shitjeve është rritur në krahasim me një vit më parë.

Duke qenë se jemi edhe në stinën e verës, kryesisht është tërhequr më shumë libri artistik, si më i lehti dhe më shplodhësi, pasi në sezon pushimesh preferohet diçka më qetësuese sesa librat impenjues në të lexuar. Më preferohet tepër letërsia e huaj sesa ajo shqiptare, duke parë se ka edhe prurje më të mëdha.

Interes ka pasur edhe letërsia për fëmijë në këtë sezon pushimesh, ku fëmijët janë vizitorët më të shpeshtë në librari.

Megjithë ndryshimet në trende apo shitje, libri duket se vijon të mbetet për shqiptarët një nga shoqëruesit më të mirë të verës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme