Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi, KMD Korçë, fushata informuese në institucione

Sociale | 2 vite më parë

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Korçë ka ndërmarrë fushata informuese në institucione të ndryshme, për njohjen e ligjit kundër diskriminimit.

Specialistja Etleva Tare thotë se “qëllimi është që çdo individ të njihet me fenomenin e diskriminimit, që nënkupton zhvlerësimin e një grupi të huaj brenda një shoqërie të ngritur mbi parimet e barazisë, si dhe ndërgjegjësimin për raportimin e rasteve të tilla, me qëllim dhënien e një zgjidhjeje dhe garantimin e dinjitetit njerëzor në mënyrë të barabartë”.

Ankesat e depozituara pranë zyrës së Komisionerit në Korçë vijnë nga fusha të ndryshme të jetës bën me dije Tare.

Kjo zyrë funksionon në qytetin e Korçës prej 6 vitesh tashmë dhe të gjithë personat që ndjehen të diskriminuar dhe kërkojnë mbështetje apo zgjidhje për një problematikë të mundshme që mund të kenë, mund të depozitojnë ankesë.

Gazetare: G. Sali

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme