Liqeni i Fierzës drejt pikës kritike, shkak mungesa e reshjeve të vazhdueshme

Sociale | 2 vite më parë

Liqeni i Fierzës po shkon drejt  pikës kritike duke sjellë ndikim të dukshëm dhe në prodhimin e energjisë elektrike. Baseni më i madh ujëmbledhës në vend për energjinë ka pësuar një ulje të ndjeshme të nivelit të ujit pavarësisht reshjeve intensive të shiut gjatë javës së dytë të shtatorit ndërsa Edhe prurjet në Kaskadën e Drinit janë në nivele të ulëta.  

Sipas të dhënave nga hidrocentrali, Fierza  ndodhet në nivelin e 270.73 m mbi nivelin e detit ndërsa prurjet janë minimale rreth 75 m3/sek. Kuota maksimale e liqenit të Fierzës është 296 m mbi nivelin e detit ndërkohë që aktualisht ndodhet 26 metër larg pikës maksimale.

Me qëllim ruajtjen e rezervës hidrike momentalisht asnjë turbinë nuk është në punë për prodhimin e energjisë elektrike  nga katër që ka në total.   Megjithatë pritshmëritë mbeten optimiste pasi sipas parashikimeve meteorologjike pritet që në ditët në vijim në Shqipëri dhe Kosovë të ketë reshje shiu  çka mund të përmirësojë situatën hidrike dhe rrjedhimisht  energjetike në kaskadën e Drinit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme