Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Biosfere e UNESCO-s, një vlerësim ndërkombëtar për një nga pasuritë më të mëdha natyrore të Shqipërisë.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili e cilësoi këtë vendim si një moment krenarie për qytetin dhe për komunitetet që jetojnë pranë liqenit.
Sipas Becit, ky status i ri për Liqenin e Shkodrës vlerëson potencialin e jashtëzakonshëm që territori mbart për turizmin, ekonominë lokale, zhvillimin e rajonit dhe rritjen e mirëqenies.
“Mirëmëngjes me një super lajm për Shkodrën dhe Liqenin tonë! Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Biosfere e UNESCO-s, një vlerësim ndërkombëtar për një nga pasuritë më të mëdha natyrore që kemi. Ky është një moment krenarie për Shkodrën, për komunitetet që jetojnë pranë liqenit dhe për potencialin e jashtëzakonshëm që ky territor mbart për turizmin, ekonominë lokale, zhvillimin e rajonit dhe rritjen e mirëqenies. Liqeni i Shkodrës nuk është vetëm një pasuri natyrore. Është identitet, histori dhe një nga asetet më të çmuara të Shkodrës”, shkruan Beci.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



