Lirimi i hapësirave publike, IMT Vlorë çmonton 251 objekte dhe evidenton 120 të tjera
Rikthehet aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Vlorë për lirimin e hapësirave publike, kryesisht të zaptuara nga subjekte shërbimesh. Forcat e IMT dhe policisë bashkiake janë përqendruar përgjatë aksit transballkanik dhe pranë Tregut të Orizit, ku deri tani janë çmontuar 251 objekte, ndërsa janë evidentuar edhe 120 të tjera për tu larguar.
Bizneset janë njoftuar më herët dhe aktualisht po asistohen nga punonjësit e Bashkisë për lirimin e hapësirave. Aksioni është shtrirë në të gjitha bashkitë e vendit, ku qytetarët janë ftuar të lirojnë hapësirat vullnetarisht, ndërsa në rastet e mosveprimit, ndërhyjnë strukturat shtetërore.
Rilindja Urbane 2.0 parashikon gjithashtu lirimin e hapësirave në akset e rrugëve kombëtare, duke u kërkuar subjekteve të zbatojnë ligjin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




