Lirohet hapësira publike në Astir, nën hetim 54-vjeçari për “pushtim toke”

Kronikë | 1 vit më parë

Një hapësirë publike në zonën e Astirit, e kthyer në mënyrë të paligjshme në një vendparkim privat, është liruar sot nga Policia e Tiranës. Aksioni vjen si pjesë e kontrolleve të shtuara për çlirimin e hapësirave publike të zëna abuzivisht.

Policia njoftoi se shërbimet e Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IMT), konstatuan se hapësira në rrugën “Teodor Keko” ishte zënë në kundërshtim me ligjin dhe përdorej si parkim automjetesh.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për autorin e dyshuar të kësaj paligjshmërie, shtetasin F.M., 54 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Policia e Tiranës ka bërë të qartë se kontrollet në terren do të vijojnë dhe se nuk do të tolerohet asnjë rast i cenimit të hapësirave publike, duke theksuar angazhimin e saj për të rivendosur ligjshmërinë dhe aksesin e qytetarëve në pronën publike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme