Liverpool me 7 yje, shkatërron Crystal Palace

Liverpool fitoi me një diferencë prej shtatë golave larg shtëpisë, duke poshtëruan Crystal Palace 7-0 në Selhurst Park.
Me Mohamed Salah në stol që nga fillimi, Liverpool nuk humbi kohë, duke shënuar golin e parë që në minutën e 3-të me anë të Minamino. Crystal Palace u përpoq të reagojë, duke bërë presion, por Mane dhe më pas Firmino e bënë gjithçka më të lehtë për formacionin e Klopp.
Pas pushimit, nuk kishte asnjë lëshim nga ana e Liverpool, që arriti të gjejë golin e katërt me Henderson vetëm pas shtatë minutash lojë. Më pas Firmino dhe Salah(dopietë) plotësuan paraqitjen me 7 yje të skuadrës në këtë sfidë.
Crystal Palace-Liverpool 0-7
Golat: Minamino 3’, Mane 35’, Firmino 44’ 68’, Henderson 52’, Salah 81’ 84’
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




