Llixhat e Dimalit, bashkia sistemon ujërat në vaska, të aksesueshme falas nga kushdo

Aktualitet | 4 muaj më parë

Ujërat e ftohtë të tri burimeve të Shpiragut shumë të pasura me squfur e shumë minerale të tjera, e që mblidhen në vaska në Dimal, historikisht janë shfrytëzuar nga banorët e zonës, Berati apo Kuçova. Por vetitë e tyre kurative, konfirmuar edhe shkencërisht, prej vitesh kanë kapërcyer kufirin zonal.

“Kanë një kurativë të paparë. Është një ilaç shërues sidomos për pjesën e reumatizmës. Qenka shumë mirë”.

“Ne nuk e dinim për herë të parë sot mrekulluan shumë mirë”.

“Vij nga Italia edhe këtu po më kënaq më shumë”.

“Ambienti siç e shikoni është i pastër. Uji është i rrjedhshëm. Bën mirë për shëndetin tonë”, thanë disa nga frekuentuesit.

Për t’i bërë sa më të aksesueshme Bashkia e Dimalit ka ndërtuar dy vaska të mëdha si dhe një urë këmbësoresh e cila lidh qendrën e qytetit me lagjen 28 nëntori. Sistemimi i rrugëve të lagjeve të qytetit dhe ndërtimi i një vaske të trete për llixhat janë synimet e bashkisë për të tërhequr më tepër turiste drejt këtij atraksioni veror.

“Përveç sistemimit të dy lixhave, burimi të parë dhe të dytë, aktualisht bashkia ka në plan edhe sistemimin e një burimi të tretë. Gjithashtu ka në plan dhe sistemimin e rrugës që lidh lagjen e Gurit të Bardhë me qendrën e qytetit”, u shpreh Besjana Hoxha, Drejtore e Turizmit dhe Kulturës në bashkinë Dimal

 E veçanta e këtyre burimeve natyrore është uji i ftohtë me prezencë squfuri që krijojnë baltë të zeze, që gjithashtu mendohet se është kurative. Ata janë të aksesueshme falas.

Gazetare: N. Spahiu      

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme