Loredana dhe Adeyemi në dokumentarin e “Amazon Prime”: Ç’do gjë që bëjmë përfundon në faqet e para të gazetave!

Gosip | 5 muaj më parë

Loredana Zefin dhe Karim Adeyemi janë protagonistët e dokumentarit më të ri në “Amazone Prime” me titull “Loredana & Karim”. Nga emri i vendosur prej platformës së njohur kuptohet qartë se në fokusin e këtij materiali është sulmuesi i BVB dhe bashkëshortja e tij.

“Shpesh herë shikohem nga publiku jo aashtu siç dua unë që të më shikojnë, por jam i bindur se tifozët e Dortmund-it më shikojnë me sy të mirë”, tregon 24-vjeçari.

“Në dy vitet e fundit kemi përfunduar shphesh herë në medie. Për histori të zakonshme kemi marrë faqet e para të gazetave. Jam habitur. Uroj që artistë apo futbollistë të tjerë të mos kenë të bëjnë me këtë lloj presioni”, shprehet këngëtarja kosovare e lindur në Zvicër.

Një tjetër pikë me interes e këtij dokumentari është edhe e ardhmja e sulmuesit gjerman. Siç dihet ai ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me klubin e tij, të cilit i përsëriti besnikërinë. “Dortmund është një klub ku unë ndihem mjaft komod. Luaj me qejf dhe ashtu siç e kam thënë edhe më parë dua që të jem pjesë e kësaj skuadre për shumë kohë”, tha Adeyemi.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme