Los Anxhelos frymëzohet nga… NBA

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Los Anxhelos përgatitet për të organizuar Lojërat Olimpike të 2028. Qyteti amerikan ka zgjedhur ikonën e NBA, Kobi Brajant për të frymëzuar këtë olimpiadë. Figura e ish-basketbollistit amerikan është vendosur në një murale me sloganin “Nuk ka kohë për të humbur”.

Sapo janë mbyllur Lojërat Olimpike Paris 2024, e është Los Angelosi që ka marrë stafetën olimpike nga kryeqyteti francez, i cili nuk po humbet kohë. Dhe për të reklamuar Olimpiadën e 2028-ës qyteti amerikan ka zgjedh kampionin “e tij” më të dashur të viteve të fundit, edhe pse ai nuk jeton më.

Në një mural të ekspozuar në fasadën e një hoteli shumë pranë arenës ku luan skuadra e Lakers, shfaqet slogani “Nuk ka kohë për të humbur”, kombinuar me logon LA28 me pesë unazat olimpike. Kështu “Mamba e zezë” nuk pushon kurrë së frymëzuari.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme