Lufta kundër korrupsionit, mbështetja ndaj gazetarisë dhe iniciativave reformuese, OSBE prezanton raportin vjetor të punës në Shqipëri

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, paraqiti, sot (7 korrik), në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, raportin vjetor të punës së Prezencës në Shqipëri. Në raport u vlerësua mbështetja e gazetarisë dhe iniciativave reformuese deri te lufta kundër korrupsionit.

Vlerësimet e raportit u përshëndetën nga ambasadorja Eglantina Gjermeni që e konsideroi OSBE një partnere të besuar në progresin e vendit.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka qenë një partnere e besuar në progresin e vendit. Shqipëria mbetet e përkushtuar në rrugën e saj të reformave dhe të integrimit evropian”, u shpreh ajo.

 Në një reagim, kryesia polake e rashës së OSBE-së përgëzoi qasjen e organizatës në Shqipëri duke e konsdieruar “ndërdiemnsionale”.

“Përgëzojmë Prezencën e OSBE-së në Shqipëri për qasjen ndërdimensionale, që përfshin mbarë shoqërinë, në mbështetje të qeverisë së Shqipërisë në fushat me rëndësi strategjike”, thuhet në reagim.

Mbretëria e Bashkuar vlerësoi punën e ekipit të OSBE-së në Shqipëri, përfshirë atë për reformën zgjedhore, lirinë e medias, antikorrupsionin dhe luftën kundër krimit të rëndë të organizuar dhe trafikimit.

Një reagim pati edhe nga Gjermania, duke e konsideruar punën e OSBE në Shqipëri si domethënëse për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.  

“Përgjatë viteve, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka kontribuar në mënyrë domethënëse për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në Shqipëri. Puna praktike e OSBE-së dhe e misioneve të saj në terren sjell ndryshim real për njerëzit në mbarë rajonin e OSBE-së”, thuhet në reagim.

Po ashtu edhe SHBA ka vlerësuar punën e bvërë për të mbështetur sektorin e shëndetësisë, teksa shprehin mbështetjen e tyre për të kontribuar për forcimin e kapaciteteve të Gjykatës Kushtetuese

“Për më tepër, Shtetet e Bashkuara përshëndesin punën tuaj për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ambasador Del Monaco, faleminderit për mbështetjen e sektorit shqiptar të drejtësisë dhe konkretisht Gjykatës Kushtetuese. Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura të kontribuojnë në programin tuaj për të forcuar kapacitetet e gjykatës dhe ne presim të shënojmë me ju dhe me Shqipërinë sukseset e projektit“, thuhet në reagimin e SHBA. 

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme