Lufta me Ukrainën, SHBA bën gati listën me 22 propozime për Rusinë

Botë | 1 vit më parë

I Dërguari Special i Presidentit amerikan Donald Trump Steve Witkoff do t’i bëjë të ditur liderit rus Vladimir Putin një listë me 22 propozime në lidhje me luftën në Ukrainë nga Shtetet e Bashkuara, partnerët evropianë dhe Ukraina.

Një zyrtar perëndimor tha se negociatorët amerikanë, evropianë dhe ukrainas kanë përgatitur dokumentin që përmban 22 propozime, duke përfshirë një armëpushim 30-ditor.

Ky dokument raportohet se plotëson edhe kërkesën e Vladimir Putinit se SHBA do të ndërpresë mbështetjen e saj për pranimin e Ukrainës në NATO.

“Nëse Putini dëshiron një rrugëdalje, këtu është rruga e tij”, tha zyrtari për propozimet.

Ëitkoff pritet t’i paraqesë propozimet udhëheqësit rus, ndërsa raportimet nuk specifikojnë kur mund të zhvillohej takimi.

Pas një samiti më 10 maj, koalicioni perëndimor ka kërkuar që Rusia të pajtohet me një armëpushim i pakushtëzuar për 30 ditë nga 12 maj.

Ndërkaq, BE dhe SHBA planifikojnë shtrëngimin e sanksioneve kundër Rusisë nëse Putini hedh poshtë armëpushimin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme