Lufta në Lindjen e Mesme në ditën e 333

Botë | 2 vite më parë

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit arriti ditën e  333, protestuesit ne Tel Aviv bllokuan rrugët në vijimësi të grevës se përgjithshme të thirrur pas gjetjes se disa trupave të pa jetë të pengjeve izraelitë  pak dite me pare ne Gaza. Nga ana e tij, kryeministri Beniamin Netanyahu, u kërkoi falje familjeve të viktimave duke u siguruar ata se Hamasi do të paguajë një çmim të rëndë, ndërsa këta të fundit, në mbrëmje dhanë një mesazh ku pretenduan se pengjet do të kthehen në arkivole nëse Izraeli vijon të bëjë presion ushtarak në Gaza. 

Ndërkaq presidenti Joe Biden u shpreh kritik ndaj kryeministrtit Netanyahu duke theksuar se ai nuk po bën mjaftueshëm për marrëveshjen e Gazas, Deklarata të cilat nuk u pritën mirë nga kreu i qeverisë izraelite që i quajti fjalët e presidentit amerikan shqetësuese dhe të rrezikshme. 

Kritikat ndaj njeri-tjetrit, presidenti amerikan Biden dhe kryeministri Netanyahu, vijnë në një moment të zhvillimit të negociatave për një armëpushim dhe lirim të të burgosurve nën sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, bisedime  të cilat sipas shtypit po zvarriten. Ndërkohë qeveria britanike ka pezulluar pjesërisht furnizimin me armë në Tela Aviv për shkak të rrezikut se ato mund të përdoren në shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar. 

Ndërkaq, Televizioni  Al-Masirah, drejtuar nga rebelet e mbështetur nga Irani, raportoi se në orët e para ditës, Huthet e Jemenit morën përgjegjësinë për një sulm ndaj një cisterne nafte në Detin e Kuq që mbante një flamur  panamez. Sulmi u raportua edhe nga komanda qendrore e SHBA që thanë se dy anijet u sulmuan me dy raketa balistike dhe një dron ajror.

Gazetare Melisa Shameti

/ rtsh.al / 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme