Lufta në Ukrainë-BE përgatit paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë

Europë | 10 muaj më parë

Bashkimi Evropian pritet të prezantojë paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë deri më 24 shkurt.

Finlanda dhe Suedia kanë kërkuar nga Komisioni Evropian që në këtë paketë të futet ndalimi për eksportin e mallrave luksoze në Rusi, për ta bërë të paligjshëm shërbimin e tankerëve rusë të naftës, si dhe uljen e kuotave të BE-së për importin e plehrave kimike ruse.

Aktualisht, eksporti i mallrave luksoze me vlerë mbi 300 euro është i ndaluar, por ekzistojnë skema anashkaluese që lejojnë shitjen e tyre në Rusi, transmeton Euroactiv.

Paketat e mëparshme të sanksioneve kanë përfshirë masa të ashpra ekonomike, por Rusia ka gjetur mënyra për t’i anashkaluar pjesërisht, sidomos përmes vendeve të treat.

Propozimet e Finlandës dhe Suedisë synojnë të shtrëngojnë më tej presionin ekonomik mbi Moskën, veçanërisht në fushën e të ardhurave nga energjia dhe mallrat luksoze.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme