Lufta në Ukrainë/ Zëvendësministri i Jashtëm rus: Nuk do të heqim dorë nga territoret e aneksuara

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ryabkov e quajti pozicionin e Rusisë për integritetin e saj territorial “të palëkundur”, duke përfshirë “të gjitha ato subjekte që i janë aneksuar së fundmi Federatës Ruse”.
Deklaratën ai e bëri një interviste për kanalin televiziv rus “Rtvi”, duke folur për mundësinë e negociatave me Ukrainën. “Të hysh në negociata me parakushte para jush është kundërproduktive, sepse do të thotë që njerëzit nuk duan negociata dhe nuk duan rezultat. Por një gjë janë parakushtet, një tjetër është pozicioni ynë i integritetit territorial”, tha ai.
Ai u ndal edhe te marrëdhëniet e Rusisë me SHBA, ku tha se Moskës i intereson të mos i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike, por shtoi se kjo varet nga Uashingtoni.
“Kjo varet tërësisht nga zgjedhja që bën Uashingtoni. Ne jemi vazhdimisht proaktivë, jo reagues. Është në interesin tonë të mos prishim marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara, komunikimi dhe dialogu janë të nevojshëm. Nëse amerikanët në një moment e konsiderojnë veten se kjo nuk është ajo që u nevojitet, atëherë, me siguri, çështja do të përfundojë në prishje të marrëdhënieve. Niveli i rusofobisë në Shtetet e Bashkuara në të gjitha nivelet është absolutisht i paprecedentë”, theksoi Ryabkov./ TGCOM
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




