Lufta UEFA-FIFA, Ceferin hedh idenë e bojkotit të Botërorit për klube 2029

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Aleksander Ceferin, armik i presidentit të FIFA-s Gianni Infantino dhe president i UEFA-s, po planifikon të bojkotojë Botërorin për klube 2029. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta e njohur franceze “L’Equipe”.

Kreu i UEFA-s ka një raport të ngushtë personal me Nasser al-Khelaifi, presidentin e PSG-së dhe të Shoqatës Europiane të Klubeve (ECA). Të dy do të diskutojnë për një bojkot të mundshëm më 12 gusht, kur do të luhet Superkupa e Europës mes PSG-së dhe Aston Vilës.

Ceferin, ndryshe nga sa ishte menduar më parë, nuk ka në plan të kandidojë për kreun e FIFA-s. Nasser al-Khelaifi ndërkohë ka mbështetjen e tij, nëse pranon të kandidojë për këtë post.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme