Luis Enrique kujton vajzën e tij, Xana: Shumë puthje dashuri

27 shtatori është dita e Spanjë-Gjermani, por për Luis Enrique është një datë edhe më e veçantë. Më 29 gusht 2019, trajnerit të Spanjës iu desh t’i thoshte lamtumirë vajzës së tij Xana, e cila në atë kohë ishte vetëm 9 vjeçe, e mundur nga një sëmundje e pashërueshme, osteosarkoma, një tumor kockor. Trajneri asturian donte ta kujtonte vogëlushen me një histori shumë prekëse në Instagram: “Sot luajmë kundër Gjermanisë, është një ditë e veçantë edhe sepse është ditëlindja e Xanës që do të kishte mbushur 13 vjeç. Dashuri, kudo që të jesh, shumë puthje. Kalofsh një ditë të mbarë, të duam”.
“Vajza jonë Xana vdiq sot pasdite në moshën 9-vjeçare pasi luftoi për pesë muaj intensive kundër një osteosarkome”, njoftimi që tronditi të gjithë botën nga Luis Enrique, i cili kishte marrë një pushim nga të gjitha angazhimet, përfshirë edhe kombëtaren. Trajneri spanjoll ka edhe dy fëmijë të tjerë: Paco dhe Sira, kjo e fundit e fejuar me futbollistin e Barcelonës dhe kombëtares, Ferran Torres.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



