Luiza Gega, e pesta në botë dhe rekord kombëtar

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Një tjetër paraqitje mbresëlënëse e Luiza Gegës në botërorin e atletikës që po zhvillohet në Eugene(SHBA). Atletja Shqiptare ka arritur të renditet e pesta në botë me kohën  9’10”04 në 3000 metra me pengesa, duke vendosur dhe rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë. Ashtu sic ishte parashikuar apo pohuar dhe nga vetë atletja apo trajneri i saj, Taulant Stërmasi, ishte një garë e vështirë, por që janë përmbushur të gjitha pritshmëritë.

Pavarësisht se nuk arriti të futej në zonën e medaljeve, Gega ishte gjatë gjithë kohës në grupin e më të mirave në këtë garë. Arriti të vendosë rekord kombëtar duke përmirësuar ndjeshëm atë të mëparshmin, 9’14”29, që mbahej po nga ajo. Vendin e parë e mori atletja nga Kazakistani, Norah Jeruto me kohën 8’53”02.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme