Luiza Gega, flamurmbajtësja e Shqipërisë

Luiza Gega do të jetë flamurmbajtësja e Shqipërisë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”, ndërsa gjithçka do të zhvillohet më 26 korrik dhe do të vijë drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Ashtu sikurse ka ardhur ceremonia e dorëzimit të flamurit, që u zhvillua në sallën olimpike “Feti Borova”. Dhe Gega flamurin e ka marrë nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila i ka uruar sportistët shqiptarë për në Paris.
“Presim që të jepni më të mirën dhe të sillni rezultate sa më të mira duke filluar nga garat e atletikës. Ndaj i uroj Luiza Gegës, kampiones sonë dhe kapitenes së ekipit tonë shqiptar në Lojërat Olimpike. I uroj suksese Frankos. Suksese sportistëve në tapet Abakarov, Dudaev dhe Valiev. Manjolës në qitje dhe Greisit e Kaltrës në not”, theksoi Manastirliu.
Delegacioni olimpik shqiptar është përshëndetur si nga ambasadorja e Francës në Tiranë, Katerin Suard, si dhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Por ndërkohë presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, është i bindur që Shqipëria do të përfaqësohet denjësisht në Paris.
“Më shumë se asnjëherë tjetër jemi besimplotë që Shqipërisë t’i sjellim të parën medalje historike”, nënvizoi Fidel Ylli.
Luiza Gega, Zelimkan Abakarov, Islam Dudaev, Sherman Valiev, Franko Burraj, Kaltra Meça, Greis Koxhaku dhe Manjola Konini janë përfaqësuesit e Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




