Luiza Gega, në Botërorin e Oregonit

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Luiza Gega do të jetë përfaqësuesja e vetme e Shqipërisë në Kampionatin Botëror të Atletikës për të rritur, i cili nga 15 deri më 24 korrik do të zhvillohet në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gega do të konkurrojë më 16 korrik në kualifikueset e 3000 metrave me pengesa e më pas, nëse arrrin të kalojë, më 20 korrik do të ketë finalen. Sezoni i saj ka qenë fantastik, ndërsa ka regjistruar dy rekorde kombëtare në 3000 metra me pengesa, si dhe ka marrë dy trofe.

Pa harruar dhe rekordin mesdhetar në Oran po në të njëjtën garë. 9’20”79 në Mançester. 9’15”48 në Hengelo të Holandës, që shënoi rekordin e parë kombëtar në 3000 metra me pengesa. 9’17”89 në Krajovë, atje ku do të ishte Kampione e Ballkanit. 9’14”29 Kampione dhe rekordmene e Mesdheut.

Parë kështu, por dhe sipas konfirmimit të trajnerit të Luiza Gegës, Taulant Stërmasi, gjendja fizike dhe forma është optimale për një tjetër rezultat të madh për Shqipërinë. Nuk duhet harruar që në gusht do të ketë dhe Kampionatin Europian, kjo në Mynih, më 15-21 gusht. Pra një tjetër eveniment madhor, kurse tanimë Luiza Gega është përqendruar tek Botërori i Oregonit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme