Luka Modric mbush sot 41 vjeç, te Milani ende një lider dhe një shembull pa kohë!

Futboll Bota | 2 muaj më parë

Kampioni kroat mbetet në qendër të projektit të klubit kuqezi. Trajneri Amorim ishte ai që këmbënguli për ta konfirmuar edhe këtë sezon.

Ditëlindja e dytë kuqezi për Luka Modric. Kroati, i cili vendosi të vazhdojë edhe me kombëtaren pas zhgënjimit të fundit në Botëror, mbush sot 41 vjeç. Kjo ditëlindje e gjen te Milani, skuadra e zemrës, ku është konfirmuar titullar edhe në projektin e Amorim.

Një erë e re te kuqezinjtë dhe një stil i ri loje. Modriç po adoptohet me këtë stil loje, duke u bërë edhe një herë një shembull. Dy ndeshje të luajtura deri tani, 179 minuta dhe 66% e dueleve të fituara në gjithë fushën.

Trajneri portugez dhe pronari Cardinale këmbëngulën për ta mbajtur Modric pas fundit të sezonit të kaluar. Dukej e vështirë, por kampioni kroat pranoi. Ka ende uri, dëshiron të largohet nga Milani me një trofe të fituar. Të festojë si një fëmijë, me shpirtin e dikujt që është 41 vjeç dhe nuk ka në plan të ndalet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme