Lukic thërret, Larin përgjigjet: Kanadaja e Bosnja ndahen në “paqe”

Botërori 2026 | 5 muaj më parë

Kupa e Botës 2026 në Kanada filloi me një barazim. Ekipi vendas në Toronto e mbajti Bosnjën në barazim 1-1 në ndeshjen e parë të Grupit B. Jonathan David humbi një shans në minutën e 15-të, pastaj Lukic zhbllokoi sfidën në minutën e 21-të pas ekzekutimit të një goditje këndi.

Vendasit shtynë fort në pjesën e dytë për të barazuar rezultatin, i cili erdhi në minutën e 78-të me një gjuajtje të saktë me të djathtën nga Larin, i asistuar nga Promise David. Nga një pikë për secilën skuadër në grupin ku bëjnë pjesë edhe Katari e Zvicra.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme