“Lulet plastike”, shfaqet në COD filmi nga Ylljet Aliçka me Robert Ndrenikën dhe Zana Priftin

Kulturë | 1 vit më parë

Qendra për Hapje dhe Dialog ka sjell për publikun shfaqjen e filmit “Lulet plastike”, një vepër me regji dhe skenar nga shkrimtari i njohur Ylljet Aliçka.

Ky film sjell në ekran një histori prekëse mbi indiferencën, vetminë dhe ngrohtësinë njerëzore në moshën e tretë, përmes interpretimit brilant të dy prej emrave më të dashur të kinemasë shqiptare, Robert Ndrenika dhe Zana Prifti.

“Problematika e vetmisë, e izolimit, e shpërfilljes së moshës së 3 dhe një apel për një ngrohtësi njerëzore e mbështetur mbi një përvojë timen reale, kjo është tematika e filmit”, u shpreh regjisori Ylljet Aliçka.

Pas shfaqjes së  filmit është  mbajtur një diskutim me autorin dhe studiuesen Eris Dhamo mbi indiferencën, vetminë dhe ngrohtësinë njerëzore të moshës së tretë.

Filmi “Lulet plastike”, përcjell mesazhin se nuk është kurrë vonë dhe nuk ka asnjë vend në historinë njerëzore që nuk mund ta ri gjejnë ngrohtësinë shpirtërore dy njerëz, qofshin të moshuar, nga fshati apo qyteti.

Skenari i këtij filmi është ndërtuar mbi tregimin “Çifti” i shkruar nga vetë regjisori Ylljet Aliçka, një rrëfim që buron nga jeta reale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme