Lumnimi i dy Klerikëve Martirë – Ngjarje historike për Kishën Katolike në Shqipëri

Kjo e shtunë ishte ditë historike jo vetëm për kishën katolikë në vendin tonë por veçanërisht besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe Kosovë. 6 vite pas Luminimit të At Vincens Prenushit me 37 shokë martirë, edhe dom Gjon Gazulli e At Luigj Paliq u shpallën të lumë. Mesha e shenjtë u drejtua nga prefekti i dikasterit vatikanas për çështjen e shenjtorëve kardinali Marcello Semeraro.

Pas meshës dhe mbajtës së ritit të Lumnimit kardinalët dhe ipeshkvijtë folën mbi rëndësinë e kësaj ditë për mbarë vendin. Krahas ipeshkvijve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë, autoritete vendor e qendrore, mesha e shenjt u ndoq nga qytetarë të shumtë që mbushën sheshin përpara katedrales. E gjithë ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 24.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




