Lundrimi në Sazan dhe Karaburun, deri në 3 mijë turistë pjesë e tureve ditore

Sociale | 2 vite më parë

Afro 3 mijë turistë në ditë zgjedhin të vizitojnë Sazanin dhe Karaburunin, si pjesë e turit të tyre gjatë qëndrimit në qytetin e Vlorës. Ky vit ka nisur paketën e lundrimeve më herët se zakonisht dhe me një rritje në gati 30% të turistëve thotë kreu i operatorëve turistik Vasil Bedini. 

“Të gjithë turistët e huaj që vijnë në Vlorë 1 nga pikat e tyre turistike kanë Sazanin ose Karaburunin dhe ka një numër të konsiderueshëm dhe presim që ditët që do të vijnë në vazhdim do të kemi fluks goxha të lartë turistësh”, tha Vasil Bedini.

Punimet në Portin e Vlorës kanë shkaktuar disa problematika në funksionimin e mjeteve turistike lundruese por sërish thotë Bedini është gjetur zgjidhje.

“Presim që sa më shpejt të përfundoj një pjesë e portit të Vlorës sepse janë 2-3 mijë turist në ditë që shkojnë në ishullin e Sazanit”, tha Bedini.

Në Vlorë një nga atraksionet që tërheq turistët është lundrimi drejt ishujve me anijet ku nuk mungojnë, ritmet e muzikës dhe ushqimi.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme