Macron i bën thirrje Iranit të tregojë “përmbajtje maksimale” pas bisedës telefonike me Pezeshkian

Lindja e Mesme | 1 vit më parë

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Iranit të tregojë “përmbajtje maksimale”, pas sulmeve të SHBA-së në objektet bërthamore të vendit.

Nw njw postim nw platformwn ‘X’, presidenti francez tha se kishte folur me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, pas sulmeve, duke bërë thirrje për një kthim në diplomaci dhe që Teherani të angazhohet për të hequr dorë nga armët bërthamore.

“Nuk ka alternativë: kjo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë për të gjithë”, shtoi presidenti francez.

Macron bëri thirrje gjithashtu për lirimin e dy shtetasve francezë, Cecile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët mbahen të burgosur me akuza për spiunazh në Iran që nga maji 2022.

Ndryshe, ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore mbi objektet bërthamore të Iranit, duke theksuar se operacioni ka rezultuar të jetë i suksesshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme