Maduro urdhëron pezullimin e X-it për 10 ditë

Botë | 2 vite më parë

Në Venezueslë presidenti Nicolas Maduro urdhëroi bllokimin e platformës së mediave sociale X në vendin e tij për 10 ditë, mes protestave pas zgjedhjeve presidenciale, të cilat u shoqëruan nga akuza të rënda për mashtrim.

Maduro tha se rregullatori i telekomunikacionit ”Conatel”9 do të bllokojë X për 10 ditë. Por ai nuk specifikoi se kur do të hynte në fuqi kjo masë.

Të hënën, Maduro u kishte kërkuar tashmë mbështetësve që të ndalonin përdorimin e shërbimit të mesazheve WhatsApp, duke thënë se ai po përdorej për “imperializëm teknologjik”.

Të dielën, ai kërkoi gjithashtu rekomandime nga ekspertë për rregullimin e platformave të tjera, duke përfshirë Instagram dhe TikTok.

Sipas Maduros, këto platforma po përdoreshin për të nxitur urrejtje gjatë protestave të fundit kundër qeverisë së tij. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme