Magjia e Kalasë së Gjirokastrës – Monumenti që ka pritur rreth 260 mijë vizitorë këtë vit

Aktualitet | 2 vite më parë

Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart kështjella e gurtë e Gjirokastrës, vazhdon të vizitohet edhe gjatë muajt nëntor nga grupet turistike nga mbarë bota. Drejtori i trashëgimisë Ardis Duka bëri me dije se ka pritur rreth 260 mijë vizitorë deri tani me një rritje prej 22%.Ndërkohë përveç kalasë janë dhe site të tjera që preferohen të vizitohen në këtë periudhë.

“Jemi në mes të muajit nëntor dhe kalaja e Gjirokastrës e cila është monument kulture kategoria e parë, ka rreth 260 mijë vizitor në 11 muaj duke qenë siti kulturor më i vizituar”, u shpreh Ardis Duka drejtor DRTK.

Turistët janë nga e gjithë bota ku më tepër mbizotërojnë të huajt duke kapur shifrën prej 70% dhe 30% vendas të cilët vijnë kryesisht fundjavave.

“Në kalanë e Gjirokastrës në varësi të periudha të ndryshme ku 70% janë vizitor  të huaj dhe 30% janë vizitor vendas”, tha Duka.

Kalaja e Argjiros është kthyer në destinacionin kulturor më të vizituar në Shqipëri në 11 muajt e këtij viti me rekorde të suksesshme të turizmit kulturor.

Gazetare L.Fili

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme