Magjistratët kërkojnë rillogaritjen e pagave: Vendimi i Kushtetueses duhet të zbatohet automatikisht

Gjykata Kushtetuese detyroi Kuvendin që deri më 31 korrik 2026 të miratonte një formulë të re për përllogaritjen e pagave të magjistratëve, por afati kaloi pa u bërë ndryshimet ligjore. Ndërkohë, shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kërkojnë që, duke nisur nga 1 gushti, pagat të llogariten sipas formulës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
“Mosveprimi nga ana e Kuvendit si më lart nuk ka krijuar një boshllëk ligjor, pasi vetë Gjykata Kushtetuese ka parashikuar mekanizmin e zbatueshëm në këtë situatë. Për rrjedhojë, duke filluar nga data 01.08.2026, përllogaritja e pagave të magjistratëve do të duhet të kryhet mbi bazën e formulës që i referohet pagës së funksionarit të administratës së lartë publike, sipas vendimit nr. 35/2022 të Gjykatës Kushtetuese. E njëjta formulë, sipas vendimit nr. 15/2026, zbatohet me efekt prapaveprues për periudhën 01.04.2023–31.07.2026”, thuhet në kërkesë.
Përplasja për pagat e magjistratëve nisi pas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, kur qeveria ndryshoi formulën e përllogaritjes së tyre, një vendim që gjyqtarët e kundërshtuan duke argumentuar se u solli një ulje të fshehur të pagës.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




